Një tjetër shpërthim eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e sotshëm para një biznesi në Vlorë, në afërsi të rrugës transballkanike. Mësohet se rreth 150 gr tritol i ishin vendosur gjeneratorit të fasonerisë në pronësi të një shtetasi egjiptian.
Nuk ka pasur persona të plagosur. Një person është arrestuar nga Policia.