Një pako me sasi eksplozivi është vendosur në një objekt dykatësh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Mësohet se eksplozivi i vendosur pranë një zyre avokatie dhe përkthimi në Vlorë ka shkaktuar gjerësisht panik duke alarmuar dhe vënë në lëvizje policinë.
Policia ka filluar mbledhjen e kamerave të sigurisë, po ashtu të gjykatës së Vlorës. Deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i vendosjes së eksplozivit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.