Eksperti Dasho ngre shqetësimin: Përse nuk përdoret testi i antitrupave, nuk dihet nëse pas shërimit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti Dasho ngre shqetësimin: Përse nuk përdoret testi i antitrupave, nuk dihet nëse pas shërimit…

15:10 | 11/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Mjeku i njohur Erion Dasho ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me pacientët e shtruar në spitalet COVID, pasi në këto spitale ka më shumë persona të dyshuar si të infektuar se sa pacientë të diagnostikuar me virus.

Sipas mjekut, nuk dihet nëse personat e dyshuar pas shërimit dhe daljes nga spitali e kanë kaluar apo jo COVID-in, që ka shumë rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen.

Ai flet edhe për shqetësimin e ekspertëve që kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e testeve, pasi këto teste nuk mund të identifikojnë personat e prekur nga COVID-19, duke nxjerrë më shumë rezultate fals negativë.

Dasho shpreh shqetësimin edhe për faktin se pse nuk po përdoret testi i antitrupave, i cili mund të identifikojë antitrupa duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, ndërsa thekson se është koha që të mendohet seriozisht për diagnozën e saktë dhe të besueshme të pacientëve të riprekur ose të dyshuar me COVID-19.

Postimi i plotë:

Është shqetësues fakti se në dy spitalet ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID, ka më shumë pacientë “të dyshuar” me COVID se sa pacientë të diagnostikuar.

Një nga maksimat e para që na kanë mësuar profesorët në fakultet ka qënë se “pa diagnozë, nuk ka mjekim”. Kuptohet se paqartësia në vendosjen e diagnozës së COVID, e cënon procesin e përkujdesjes për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Përveç implikimeve për shëndetin e pacientëve, situata ka implikime edhe për shëndetin publik si në nivel individi, ashtu edhe në nivel popullate.

Në nivel individi, nuk dihet në se, pas shërimit, këta persona e kanë kaluar apo jo COVID-in gjë që ka rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen.

Në nivel komuniteti apo popullate, njohja e statusit lidhur me COVID tek këta pacientë ka rëndësi për të vlerësuar përhapjen e COVID në popullatë dhe orientuar gjurmimin.

Shumë ekspertë jashtë qeverisë kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e dobët të testeve. Ata kanë argumentuar se testet me besueshmëri të ulët kanë sjellë në pikën kur testimi nxjerr më tepër fals negativë (persona të prekur nga COVID që testi nuk i identifikon dot) se sa realisht pozitivë (persona të prekur që testi i identifikon si të tillë).

Ditët e fundit kanë qarkulluar edhe idetë se pacientët janë paraqitur me shumë vonesë pranë spitaleve COVID, kur virusi ka “migruar” tashmë nga fyti (aty ku e identifikon testi i tamponit) drejt mushkërive.

Në të dy rastet është e pakuptueshme se përse nuk përdoret testi i antitrupave i cili ka shumë gjasa të identifikojë antitrupa IgM duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizuar tamponi.

ËSHTË KOHA QË TË MENDOHET SERIOZISHT PËR DIAGNOZËN E SAKTË DHE TË BESUESHME TË PACIENTËVE TË PREKUR OSE TË DYSHUAR SI TË PREKUR ME COVID.

KJO JO VETËM NË DOBI TË TYRE, POR EDHE NË DOBI TË KOMUNITETIT DHE GJITHË POPULLSISË!

Etiketa: COVID-19mjeku Erion Dashorezultate negativëSpitale

Të Lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

nga 27
15:48 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Para
Dhuna ndaj Ilir Tartarit, reagon FSHF: E papranueshme, policia të nis hetimet!

Klubet e futbollit apel Ramës: Kjo situatë nuk ka ndodhur as në 1997, plotësoni kërkesat tona (letra e plotë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com