Nisin hetimet për incidentin që ndodhi sot në protestën e opozitës, ku kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit me grusht. Ekspertët po kryejnë ekzaminimet ndërkohë që autoritetet kanë rrethuar vendngjarjen. Ishte Gerti Shehu, 31-vjeç i cili sulmoi Berishën teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
I riu u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.
Ndërkohë incidenti që ndodhi nuk ka penguar zhvillimin e protestës, ku dhe vetë Berisha edhe pse me plagë të lehta është ngjitur në podium dhe ka mbajtur fjalimin e tij.
Goditja që iu bë Berishës ka sjellë reagime të shumta.