Shqiptarët pa frikë mund të cilësohen edhe “kavie” eksperimentale.
Këtë e vërteton më së miri edhe eksperimenti i drejtorit të Ujësjellësit Sarandë i cili ka lënë qëllimshëm 3 ditë pa ujë banorët.
I pyetur nëse furnizim me 8 orë ujë për qytetin e Sarandës është i mjaftueshëm, Lulo rrëfen eksperimentin e tij:
“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka.
S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”.