Presidenti ndiqet nga një “eksortë” ministrash e biznesmenësh
Presidenti rus Vladimir Putin viziton sot Athinën. Ai shoqërohet nga një grup ministrash e biznesmenësh, mes tyre krerët e GAZPROM-it dhe ROSNEFT-it. Ai do të ketë takime me homologun e tij grek Prokopis Pavlopoulos menjëherë pas mbërritjes së tij në aeroporin e Athinës, në orën 15 e 30minuta dhe më pas takim kokë më kokë me kryeministrin Aleksis Tsipras, me të cilin pritet të nënshkruajë një numër deklaratash dhe marrëveshjesh. Midis tyre veçohen nënshkrimi i marrëveshjes midis kompanisë greke të naftës ELPE dhe asaj ruse ROSNEFT, bisedat për uljen e çmimit të gazit natyror, bashkëpunimi dhe aleanca në gazjellësin South Stream 2. Gjithashtu, pala ruse sjell dy propozime për blerjen e një pjese të portit të Selanikut, që do i japë mundësinë për të pasur një pikë strategjike në Mesdhe si dhe për blerjen 100% të kompanisë së trenave TRAINOSE dhe asaj të hekurudhave Axhenda e bisedimeve të dy udhëheqësve do të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, tërheqjen e investimeve ruse, promovimin e eksporteve greke, kryesisht në industrinë e përpunimit të ushqimit, energjisë dhe turizmit, përmirësimin e dialogut politik në zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos për marrëdhëniet BE-Rusi dhe NATO-Rusi, bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Deklaratat e presidentit Putin dhe kryeministrit Tsipras në konferencën e përbashkët do të jepen sipas programit prej orës 19 deri 19 e 30 minuta të mbrëmjes.
Presidenti Putin të shtunën do të fluturojë drejt Selanikut, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe më pas do të niset drejt Malit të Shenjtë për një pelegrinazh me rastin e 1000-vjetorit të funksionimit të një manastiri rus deri në mbrëmje, kur do të përfundojë vizita zyrtare e tij dyditore. Bashkë me të, në Malin e Shenjtë do të jetë edhe Patriarku i Moskës, Kiril.
Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?
Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...