Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet –

11:36 | 29/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –

Deputetja e PD, njëkohësisht edhe zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, denoncoi emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, duke e cilësuar atë një krizë të rëndë të demokracisë.

Gjatë fjalës së saj ,Vokshi theksoi se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj, ndërsa mungesa e shpresës, përjashtimi politik dhe rrjetet e patronazhit po i detyrojnë ata të braktisin vendin.

Ligjvënësja demokrate paralajmëroi gjithashtu se largimi i rinisë, po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë:

I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë,

Falënderoj raportuesit për raportin e tyre dhe për ngritjen e kësaj çështjeje jetike.

Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet 1990, ata u ngritën dhe rrëzuan diktaturën komuniste.

Historia na mëson cila është fuqia e rinisë.

–          Kur rinia ngrihet, regjimet bien!

–          Kur rinia largohet, demokracia gërryhet!

Sot, Shqipëria po përballet me eksod të rinisë.

Sipas Eurostat-it, vetëm në dekadën e fundit, 1.1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. 78% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 34 vjeç. 80% e studentëve, 59% e maturantëve dhe 95% e atyre që studiojnë jashtë vendit duan të largohen dhe të mos kthehen më.

Raporti i fundit i Tranzicionit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar disa javë më parë, e konfirmon këtë alarm. Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë së saj përmes emigracionit dhe një e katërta e qytetarëve me arsim të lartë janë larguar.

Kjo nuk është një krizë ekonomike, kjo është një krizë e demokracisë!

Sepse kur të rinjtë largohen, ata nuk marrin me vete vetëm aftësitë e tyre, por edhe zërin e tyre, votën e tyre dhe fuqinë për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.

Pasoja është thellësisht shqetësuese.

Zgjedhjet në vendet tona po vendosen gjithnjë e më shumë nga ata që mbeten, jo nga ata që do të jetojnë në të ardhmen.

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 42% e votuesve ishin pensionistë.

Të rinjtë largohen sepse u mungon shpresa; sepse ndihen të përjashtuar politikisht dhe të papërfaqësuar; sepse administrata publike është e kapur nga rrjete patronazhi dhe jo nga merita; sepse nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë dinjitoze, nuk përballojnë koston e lartë të jetesës dhe varfërinë në rritje të të rinjve.

Emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë janë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Kjo Asamble e ka dhënë përgjigjen!

Nëse duam që të rinjtë të qëndrojnë, duhet t’u japim dinjitet, mundësi dhe një zë të vërtetë, që ata të mos largohen nga vendi, por të dëgjohen dhe të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

Ju faleminderit shumë.

 

Të Lidhura

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

nga 27
22:16 | 29/03/2026
0

Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të...

Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

nga 27
22:04 | 29/03/2026
0

Endri Meksi, pronar i MCN TV, djali I ish-kryeministrit Aleksandër Meksi ka dalë sot në ekranin ku është pronar duke...

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

nga 27
21:16 | 29/03/2026
0

Alis Narazani është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda kësaj strukture....

‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –

‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –

nga 27
21:06 | 29/03/2026
0

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës...

Para
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale –

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

22:16 | 29/03/2026
Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

22:04 | 29/03/2026
Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

21:16 | 29/03/2026
‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –

‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –

21:06 | 29/03/2026
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare –

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare –

20:54 | 29/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –
  • Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –
  • ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit –
  • Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare –
  • Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Ukrainën, dëmtohet Muçi, Asani mungon në stërvitje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com