Ekselentët në administratë/ Çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekselentët në administratë/ Çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve

07:05 | 03/05/2022
në Shqiperi
0

Gjithmonë e më pak studentë ekselentë po drejtohen në administratën publike për punësim. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka një rënie të numrit nga viti 2019 kur nisi aplikimi i thirrjeve e deri në vitin 2021 që është viti i fundit raportues.

Për rreth 4410 pozicione pune pjesë e sistemit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore (referuar të dhënave të raportuara për aparatin e Kryeministrisë, ministrive dhe 43 institucioneve të varësisë), në 500 prej tyre që përbëjnë 11.2% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve në shërbimin civil të raportuara, janë punësuar studentë të ekselencës. Këto të dhëna janë bërë publike nga Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Të ndara vit pas viti ky institucion raporton se në thirrjen e I (viti 2019), 338 studentë të ekselencës ose 67 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 7.6% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në thirrjen e II (viti 2020), 98 studentë të ekselencës ose 20 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 2.2% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil dhe në thirrjen e III (viti 2021), 64 studentë të ekselencës ose 13 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 1.4% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

I njëjti raport nënvizon se nga 99 institucione të administratës shtetërore, konstatohet se nuk kanë pasur të punësuar asnjë student të ekselencës: 29 institucione në vitin 2019 (nga të cilat 1 ministri dhe 28 institucione varësie) 65 institucione në vitin 2020 (nga të cilat Kryeministria, 4 ministri dhe 60 institucione varësie); 74 institucione në vitin 2021 (nga të cilat Kryeministria, 5 ministri dhe 69 institucione varësie).

Por si ka qenë vlerësimi i punës për studentët ekselentë të punësuar në administratë?

“Lidhur me vlerësimet e punës për studentët e ekselencës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil në periudhë prove, nga informacioni që DAP disponon deri në momentin e këtij raportimi dhe që e ka përcjellë pranë Komisionerit, rezulton se në respektim të nenit 24 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, 30% e studentëve ekselentë kanë përfunduar periudhën e provës dhe janë konfirmuar nëpunës civil, prej të cilëve 71% e tyre kanë marrë vlerësimin “Shumë mirë” dhe 29% kanë marrë vlerësimin “Mirë” thuhet në raportin e Komisionerit./MONITOR

 

Etiketa: administratëEkselentetpozicionepunesuarvit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
U dërgua në spital me plagë të rënda, detaje nga vdekja e dyshimtë e 26- vjeçarit shqiptar

U dërgua në spital me plagë të rënda, detaje nga vdekja e dyshimtë e 26- vjeçarit shqiptar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

11:02 | 23/04/2026
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com