“Ekonomia”, Tabaku: Shpenzimet më të larta në 20 vjet, pjesa më e madhe për PPP-të dhe koncesionet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ekonomia”, Tabaku: Shpenzimet më të larta në 20 vjet, pjesa më e madhe për PPP-të dhe koncesionet

11:12 | 03/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku pohoi në Komisionin e Ekonomisë se projektbuxheti nuk ka të pasqyruar shqetësimin që kjo maxhorancë deklaroi pak javë më parë që ka lidhje me krizën e energjisë elektrike.

Tabaku u shpreh se qeveria nuk është treguar e përgjegjshme sidomos në fushën e Detyrimeve të Prapambetura të cilat shkojnë në vlerën e 1 miliard lekëve.

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021.”, tha ajo.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Tabaku më tej shtoi se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve. Më tej ajo rreshtoi disa prej koncesioneve dhe PPP-ve.

“1.Rruga Milot-Fier (pjesë e autostradës Adriatiko Joniane që në vendet e tjera financohet nga BE dhe në Shqipëri nga buxheti) 178 mld lekë (1.4 mld Euro)
Kosto e kësaj rruge është 18 mln euro/km ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është 9.3 mln euro/km (burimi Eurostat). Rruga në fjalë do jetë e gjatë 115 km dhe ka 62 km ekzistuese dhe vetëm 53 km që do të ndërtohen rishtazi. Tani si ka mundësi që kjo rrugë që jepet me PPP ka një kosto që është 2 fish më e lartë se sa kostot e ndërtimit të rrugëve në BE?

2.Kolaudimi i Automjeteve (rishpallje) me vlerë 20.2 mld lekë (163 mln Euro)
3.Triport Vlorë me vlerë 5.6 mld lekë (45.6 mln Euro)
4.Siguria rrugore me vlerë 5 mld lekë (45 mln Euro)
5.Infrastruktura brenda qytetit të Elbasanit 882 mln lekë (6.7 mln euro)
6.Shërbimi i infrastrukturës së çelësave publikë që kanë lidhje me PPP të Fiskalizimit me vlerë 208 mln lekë (1.69 mln euro).

Ky koncesion është i lidhur me skemë të qartë tek Fiskalizimi. Qeveria futi me detyrim përcaktim bizneset në fiskalizimit, sipas kontabilistëve dhe sipas bizneseve shumica e tyre nuk kanë marrë akoma fiskalizimit. Qeveria ka parashikuar që të prodhojë certifikatën elektronike dhe çelësin Token përmes një skeme PPP ku është i përfshirë dhe AKSHI. Kjo përpos se një rritje e kostos për bizneset ngre dhe një shqetësim tjetër atë të sigurisë së biznesit nga mosndërhyrja e një pale të tretë. Kosto vjetore aktuale e kësaj pajisje është 4000 lekë dhe me gjasë kjo kosto do të rritet edhe pse teknologjia ka avancuar.

7.Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës me vlerë 4.2 mld lekë (34.2 mln euro)”, tha ajo.

Deputetja Tabaku u shpreh se “FMN i kërkon qeverisë që të manaxhojë më mirë shpenzimet dhe se qeveria duhet të shohë PPP-të, duke i frenuar ndërsa qeveria vazhdon të rrisë përqindjen e shpenzimeve për PPP-të. Raporti i FMN ishte dhe mbetet i qartë për qeverinë “shmangni shpenzimet inefiçente”. Vlera totale e koncesioneve bashkë me 7 koncesioneve të reja kapin vlerë e 851 mld lekë (8 mld USD ose 6 mld euro) apo sa 45.6% e PBB-së. Zgjerimi nga këto kontrata është me 11.3% në raport me vitin aktual.”.

Etiketa: Deputetja e PD-sëJorida TabakuKomisioni i ekonomisekriza e energjisë elektrikeshpenzimet e PPP-ve

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Debati tek Edukimi/ Boçi: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin tek “Çajupi”? Kushi: S’mund të hiqet mësuesja me një të rënë të lapsit

Boçi në Komisionin e Arsimit: Degët e mësuesisë po zhduken, pas 10 vitesh do të kemi krizë për mësues

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com