Ekspertët e EURALIUS u takuan sot me ekspertë të Komisionit të Reformës në Drejtësi. Takimi vjen dy ditë para se të zhvillohet tryeza e Komisionit të Reformës në Drejtësi. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, tha se të premte në ora 10:00 do të mblidhet komisioni. Ai i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e kësaj tryeze.
Ndërkohë që kryetari Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha se do të vendosin forumet nesër për vendimin që do të marrë opozita për pjesëmarrjen në tryezën e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Pjesëmarja e opozitës në këtë tryezë është kushtëzuar me disa kërkesa të opozitës ndaj mazhorancës, shumica e të cilave janë plotsuar tashmë.