“Ejani në Bruksel”, Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ejani në Bruksel”, Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin –

15:18 | 08/12/2022
në Uncategorized
0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë të enjten se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, por nuk është bërë e ditur data.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur“ ka thënë ai.

Borrell ka paralajmëruar ftesë për dy liderët prej 23 nëntorit, pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kosova është pajtuar që të pezullojë planin e saj për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa të reja për serbët në veri.

Megjithatë, situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më 6 dhjetor pasi disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Për incidente të tilla është raportuar në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy shpërthime me shok bomba.

Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë dorëheqje si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Përveç tyre, edhe serbët lokalë janë tërhequr nga institucionet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal, përfshirë Policinë e Kosovës dhe gjyqësorin.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna – i kundërshton këto zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me intensifikimin e sulmeve në veri do të ketë prani të shtuar të policisë në këtë pjesë të vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar “grupet kriminale” për sulmet në veri, duke thënë se ato “paguhen dhe drejtohen nga Serbia” për incidentet në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Getinjo: Kam punuar kamarier e bojaxhi

Getinjo: Kam punuar kamarier e bojaxhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump –

18:55 | 21/01/2026
I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump –

18:45 | 21/01/2026
Faik Curri, “hinka” e parave të FSHZH, Dritan Agolli i firmos pa garë tenderin 5.4 miliardë lekë për shetitore para pallateve të Alabbar –

18:05 | 21/01/2026
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë –

Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave –

18:01 | 21/01/2026
Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin –

Nesër mblidhet Kuvendi në seancë/ Mazhoranca kërkesë për miratimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes –

17:51 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump –
  • I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump –
  • Faik Curri, “hinka” e parave të FSHZH, Dritan Agolli i firmos pa garë tenderin 5.4 miliardë lekë për shetitore para pallateve të Alabbar –
  • Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave –
  • Nesër mblidhet Kuvendi në seancë/ Mazhoranca kërkesë për miratimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes –
  • 42 argumente të përdorura për ndëshkimin e vëllezërve Duka dhe bashkëpunëtorëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump –
  • I ftuar në Davos, përfaqësuesi i lëvizjes së Ervin Salianjit takon sondazhistin e Trump –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com