Egjipti ka publikuar sot listën përfundimtare me 23 futbollistët e grumbulluar që do të marrin pjesë në Botëror. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte për Mohamed Salah, futbollistin e dëmtuar nga Ramos në finalen e “Champions League”.
Ashtu siç pritej, futbollisti i Liverpool do të jetë pjesë e kombëtares egjiptiane, pavarësisht se ai me shumë mundësi do të humbasë dy ndeshjet e para.
Në foton e mëposhtme mund të shihni emrat e lojtarëve të Egjiptit që do të grumbullohen për në Botëror.