Ervis Martinaj është ndihmuar të arratiset nga efektivi i Policisë, Jeton Lami, pas dëshmisë që ka dhënë në SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Dumani ka treguar se Ervis Martinaj ishte gati ta paguante 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.
Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.