Edvin, cilin bluzëbardhë ndëshkove me vaksinën që i bëre vetes? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edvin, cilin bluzëbardhë ndëshkove me vaksinën që i bëre vetes?

17:50 | 23/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Sali Berisha

Përparësi absolute për vaksinim duhet të kenë bluzëbardhët!

Dy pyetje për Edvinin: Cilin/cilën bluzëbardhë ndëshkove me vaksinën që i bëre vetes? Apo i përmbahesh parimit, vdisni ju që të shpëtoj unë?

Read more

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Të gjitha vendet e botës së lirë kanë shpallur si përparësi absolute, vaksinimin e bluzave të bardha. Shqipëria për vaksinimin e mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe punonjësve ndihmës ka nevojë për së paku 40.000 doza vaksine, ndërkohë që ka ardhur vetëm 1/3 e tyre. Mirëpo Edvin Xhahili, pasi solli 900 doza kontrabandë, është i pari njeri që u vaksinua jashtë çdo kriteri ligjor dhe moral dhe sikur t’i kishte blerë me paratë e tij.

Kështu ai mori dozën e vaksinës që nuk i takonte, duke dënuar me sëmundje e mundet edhe vdekje nga COVID, një mjek, infermiere apo sanitare, të cilët, për shkak të profesionit dhe kushteve në Shqipëri, kanë një sëmundshmëri dhe vdekshmëri 16 herë më të lartë se sa pjesa tjetër e popullatës.

Ndaj dhe çdo dozë vaksinë e destinuar për bluzat e bardha që merret nga të tjerë, është dënim me sëmundje dhe mundet edhe vdekje e një mjeku, infermiereje apo sanitareje që kujdesen, mjekojnë çdo ditë të sëmurë me COVID-19.

Pas këtij akti çnjerëzor antiligjor, antikushtetues që revoltoi shumë qytetarët, ai urdhëroi lëpirësit e tij, Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Ballës e të tjerë të ndërmarrin një fushatë dizinformuese, të paraqisnin si akt heroik vaksinimin në kundërshtim me çdo kriter të padronit të tyre.

Sipas tyre, Edvini me shembullin personal, rrezikoi i pari duke bërë vetë vaksinën ndërkohë që në radhë para tij ishin rreth 20.000 mijë personel mjekësor dhe të gjithë shqiptarët mbi moshën e tij.

Këtu, madje lëpirësit vrapuan si mashtrues dhe spekulantë të sjellin edhe ndonjë shembull nga bota, paçka se krahasonin të pakrahasueshmet, mbasi në ato vende, ku ishin vaksinuar edhe zyrtarët më të lartë, nuk kishte mungesë vaksinash as për mjekët dhe as për popullatën.

E vërteta është se në asnjë vend të botës që do merrte 900 vaksina dorë të parë, nuk mund të imagjinohet që Kryeministri i vendit do t’i lejonte kurrë vetes të merrte vetë njerën prej tyre duke ia dorëzuar sëmundjes dhe mundet edhe vdekjes nga COVID, një anëtar të bluzave të bardha, të cilat në Shqipëri kanë një vdekshmëri 9 herë më të lartë se sa në Itali.

Ju rikujtoj këtu se Edvin Kristaq Rama, nga fillimi i pandemisë deri sot me gjithë vdekjen nga COVID të dhjetëra e dhjetëra mjekëve, midis tyre edhe ndër më të shquarit, nuk ka shqiptuar qoftë dhe në një rast të vetëm një fjalë ngushëllimi për vdekjen e tyre.

Kjo nuk ndodh kurrë në vendet e lira që mund të marrin si sasi të parë 900 apo 9000 mijë vaksina, sepse në kodin moral dhe ligjor të tyre, qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Pikërisht për këtë arsye, kancelarja Angela Merkel me gjithë skepticizmin e gjermanëve ndaj vaksinës, nuk rendi të bënte e para vaksinën me pretekstin për të bindur qytetarët e saj me shembullin personal që të bëjnë vaksinën dhe të mos e kenë frikë atë. Kancelarja, ndonëse vendi i saj mori si fillim 1 milion doza vaksine, zgjodhi barazinë para ligjit dhe jo t’i merrte vaksinën dikujt që në kodin moral, por edhe ligjor, për shkallën e rrezikshmërisë, i takonte më para asaj që sot është dhe gruaja më e fuqishme e tokës.

Ndaj dhe ajo i deklaroi gazetarëve se do të vaksinohej, por kur t’i vinte radha, sipas grupmoshës që ajo i përket.

Po kështu presidenti i Argjentinës, Fernandes, shkarkoi ministren e Shëndetësisë, se ajo u vaksinua me një vaksinë të sjellë nga një kompani private, por që sipas kriterit ligjor, ajo shkeli barazinë para ligjit dhe mori vaksinën që i takonte ta bënte dikush tjetër.

Në Francë, vendi i cili mori si fillim 1 milion doza, ka shpërthyer një polemikë e gjerë rreth vaksinimit në janar me urdhër mjekësor dhe për arsye mjekësore të ish-presidentit Nikola Sarkozi në moshën 66-vjeçare. Kjo, sepse kriteri moshor i vaksinimit ishte mosha mbi 75 vjeç.

Edvin Kristaq Rama, pasi u vaksinua vetë jashtë çdo kriteri dhe duke përdorur vaksinën sikur ta kishte blerë me paratë e tij apo trashëgimi nga gjyshi apo i ati, bëri listat e atyre që duheshin vaksinuar dhe përdori tre-katër artistë të shquar për të mbuluar vaksinim antiligjor të listës sekrete të dhjetëra e qindra qenieve sipas tij superiore për lidhjet e tyre me diktaturën, regjimin e etërve të tij mizorë apo siç flitet, familjarë dhe krushqi të narkoqeveritarëve dhe narkozyrtarëve.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe abuzimin personal çnjerëzor me procesin jetik të vaksinimit si dëshmi tjetër flagrante e keqmenaxhimit të pandemisë dhe kërkoj që përparësi absolute të kenë bluzat e bardha me radhë, sipas shkallës së ekspozimit të tyre ndaj rrezikut të infektimit me COVID-19.

Pas tyre, në kushtet e sasive tejet të kufizuara të vaksinës, përparësi duhet të jenë fëmijët dhe të rinjtë e sëmurë, si dhe të sëmurët me shkallë të lartë rreziku nga infektimi me COVID, si dhe kolektivat në shtëpitë e të moshuarve. Vetëm pas sigurimit të sasive të mjaftueshme, vaksinimi duhet të bëhet bazuar në grupmosha duke filluar nga ato më të shtyrat.

Etiketa: bluzëbardhëEdvin cilin bluzëbardhë ndëshkove me vaksinën që i bëre vetes?Edvin XhahiliEdviniKarlo MalavitaSali Berishatualeti i Kol BallësvaksinëYmer Çorapja

Të Lidhura

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

nga 27
14:18 | 25/12/2025
0

Dritan Agolli i ndan paratë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në një dore të vogël biznesmenësh që i favorizon në...

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

nga 27
14:16 | 25/12/2025
0

Institucioni i AKSH-it, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme rezulton se ndër vite ka kryer edhe tendera në...

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

nga 27
14:00 | 25/12/2025
0

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane,...

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

nga 27
13:46 | 25/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Dy...

Para
Kur shteti kujdesej edhe për shëndetin e të përdalave

Tiranë 1930/ Si sillej pushtetit me “Shukritë” e asaj kohe

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025
Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

14:16 | 25/12/2025
Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –
  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com