Kryetari i PBDKSH Eduart Ndocaj ka nderuar me titullin “Kaubojs” nënkryetarin e forumit rinor Ndue Simonaj, për kontributin në parti.
Ndërsa vetë Ndocaj e mban prej kohësh këtë titull.
Satusi i plotë i pakorrektuar, marrë nga faqja zyrtare në facebook:
Ndocaj jep titullin “Kaubojs”
Kryetari Ndocaj vlerëson me titullin “Kaubojs”, Ndue Simonaj, N/Kryetarin e Forumit Rinor për kontributin e vazhdueshëm në përfaqësimin dinjitoz të Partisë, në punën e palodhshme të ngritjes së strukturave dhe për punën e palodhshme për rritjen e forcimin e strukturave në terren.
Në shenjë mirënjohje Kryetari Ndocaj, për punën e bërë i dhuron medaljen “Trump të Lirisë” dhe një telefon celular.
Rinia është forcë e rëndësishme në forumet drejtuese të PBDKSH dhe një kontribuuese e rëndësishme për një fitore të madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet me 25 Qershor.