Kryeministri Edi Rama është takuar me George Soros. Këtë e fakton një fotografi e publikuar nga djali i miliarderit George Soros, Alex Soros,
Alex Soros ka publikuar në Instagram një foto ku është së bashku me të atin dhe kreun e qeverisë, Rama.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj #Kryeministrin#shqiptar#edirama, një burrë i rilindjes i cili është kthyer në simbolin e demokracisë liberale në Shqipëri dhe që është gjithashtu një artist me famë botërore, pa përmendur faktin se ështëi vetmi kryeministër që ka guximin të veshë bluzen e #michaeljordan në takime zyrtare! Pavarësisht se jam një idhtar i Knicks, kam veç respekt”, ka shkruar Alex Soros në Instagram.
Rama ka vizituar New York-un para 3 ditësh, pasi ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.