Pas mesazhit të fortë të eurokomisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, drejtuar shqiptarëve për situatën politike dhe zgjedhjet e 18 Qershorit ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Me anë të një mesazhi në Facebook Rama ka publikuar të plotë mesazhin e Hahn, ku e ka cilësuar letrën e Hahn si një mesazh i pazakonshëm.
“NJË MESAZH I PAZAKONSHËM NGA KOMISIONERI EUROPIAN JOHANNES HAHN, PËR QYTETARËT SHQIPTARË PA DALLIM????”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa publikon të plotë letrën e eurokomisionerit.