Edi Rama përballë gruas me shami të bardhë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama përballë gruas me shami të bardhë

10:49 | 22/01/2017
në Uncategorized
0

21 janar 2017/ 6 vjet nga vrasjet në Bulevard. Fjalimi i përvitshëm i kryeministrit në takim me familjarët e viktimave.

Një grua me shami të bardhë, e ëma e njërit prej katër protestueve të vrarë më 21 janar 2011, ishte sot në grupin e njerëzve që dëgjuan për gati një orë, kryeministrin Rama në fjalimin e tij të përvitshëm për 21 janarin.

Ishte njësoj fjalimi i tij, si një, dy, tre, katër apo pesë vite më parë. Të njëjtat fjalë, të njëjtat premtime, të njëjtat jusfikime dhe e njëjta propagandë me reformat që ka bërë, tre vite e gjysëm në qeverinë që po drejton.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E nisi me reformën në drejtësi dhe drejtësinë si fajtore për autorët e pandëshkuar të vrasjes së 21 janarit.  E vazhdoi me reformat e guximshme të qeverisë,… vijimësia e propagandës… nga shëndetësia falas, reforma ekonomike e pensioneve e kështu me radhë…  dhe përfundoi me akuzat për kazanin e medias që paskësh pasë njollosur vendimin e  tij për të dëmshpëblyer me 400 mijë dollarë viktimat e 21 janarit.

Ajo grua me shami të bardhë e të tjerë familjarë që ishin aty të katër viktimave, nuk duan të dinë shumë se cili është suksesi i qeverisë që po drejton Rama. Natyrshëm, ata duan të dinë çastin, kur do të vendoset drejtësia për vrasjen e njerëzve të tyre të dashur. E fundit që ata do të donin të dëgjonin është propaganda e kryeministrit me reformat e tij, madje do të duhej të ishte i fundit edhe sqarimi që i bëri vendimit për të dëmshpëblyer gjakun e katër viktimave e aq më pak komentet e se “mediat e kazanit” ia paskan njollosur bujarinë e tij.

Ajo grua me shami të bardhë, e ka humbur djalin e saj më 21 janar 2011. Nuk ia zëvëndësojnë të birin as reforma në drejtësi, as reformat e mëdha e as 400 mijë dollarë që i dhanë me vendim qeverie. Parimisht, kështu duhet të ishte. Është shumë e thjeshtë, ajo grua me shami të bardhë e kishte dërguar djalin e saj atë ditë në besën e Ramës. U braktis bashkë me të tjerët, mu në mes të bulevardit, atje ku siç thatë vetë kryesocialisti, do ta vriste “dora e pushtetit të votave të vjedhura për të vjedhur Shqipërinë”.

Aleksi, Hekurani, Ziveri dhe Faiku, ishin bashkë me mijëra të tjerë në atë protestë për të kundërshtuar vjedhjen e Shipërisë, ashtu siç u pa ato ditë në videoskandalin e vjedhjes së 700 mijë eurove: “me zë e figurë faqe gjithë Shqipërisë”, siç u shpreh Edi Rama asokohe. Fati i tyre i zi ishte shkruar të linin shpirtin në atë protestë dhe Rama u betua mbi gjakun e tyre se do të bënte drejtësi për ta. U betua atë ditë e për dy vite rresht që zbardhja e 21 janarit do të vinte sapo të fitonte zgjedhjet. U betua se do të vinte në pushtet e kurrë nuk do të bënte aleancë me Ilir Metën, njeriun që u bë shkak për atë ngjarje me viktima. Por, kur erdhi në pushtet harroi. Ndoshta e kishte harresë të detyruar, sepse në pushtet i ngjit me ndihmën e Ilir Metës. Çfarë do që të thotë, të justifikohet e të propagandojë, ky është fakt.

Rama tha ndër të tjera në fjalën e tij se është në drejtimin e duhur për zbardhjen e 21 janarit. Kjo është e vështirë të besohet që Rama është në anën e duhur për çështjen e 21 janarit. Gruaja me shami të bardhë, ndoshta  i ka kuptuar shumë nga ato që i thatë për reformat e mëdha. Por, s’ka si ta kuptojë aleancën e oratorit me ata që ishin në krahun e ekzekutorëve të 21 janarit.

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Burrel/ Aksidentoi kalimtaren, arrestohet 20-vjeçari

Burrel/ Aksidentoi kalimtaren, arrestohet 20-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com