Edi Rama, kryeministri pa qeveri dhe morali pa moral i LSI-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, kryeministri pa qeveri dhe morali pa moral i LSI-së

08:40 | 31/01/2017
në Uncategorized
0
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Koalicioni PS-LSI ka rënë, sepse nuk ka më bashkëqeverisje. Kryeministri Edi Rama nuk e ka nën kontroll kabinetin qeveritar. Prej disa muajsh drejtues të lartë të LSI-së, ndër ta edhe ministra, janë duke akuzuar hapur ministrat e tjerë kryesorë të qeverisë Rama, si të ishin në kabinetet e dy vendeve fqinje e jo në të njëjtë skuadër qeveritare. Beteja ndërmjet ministrave të dy partive në koalicion është intensifikuar ditët e fundit. Dy ministra të LSI-së në qeverinë Rama, kanë artikuluar akuza shumë të forta ndaj kolegëve të tyre socialistë në këtë qeveri, kryesisht ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ata e akuzojnë se ka drejtuar Policinë e Shtetit në një proces kanabizimi të Shqipërissë, pra shkurt dhe troç, ata e akuzojnë Saimir Tahirin si “baronin” e drogës së mbjellë në Shqipëri në këto dy vitet e fundit. Kanabisi nëpër arat e Shqipërisë është fakt. Pavarësisht akuzave, ne nuk e dimë zyrtarisht se cili është roli i policisë së shtetit në këtë proces kanabizimi. Por, dimë me siguri akuzat e ministrave të LSI-së, Ylli Manjani e Lefter Koka për kanabizimin e Shqipërisë duke bërë përgjegjës Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Këta dy ministra nuk mjaftohen me kaq e së bashku me ta edhe drejtues të tjerë të LSI-së. Veç drogës, së fundmi janë shtuar konçesionet korruptive, ku shigjetat e helmëta po i drejtohen Ilir Beqajt. Korrupsioni, i cili sipas LSI-së ka përfshirë të gjitha institucionet edhe kryebashkiakët socialistë është një fëmijë bastard që partneri qeverisës i këtyre katër vjetëve dëshiron ta lërë në prehërin e PS-së. Ata i akuzojnë ministrat e PS-së, edhe për rrezikun që po i  afrohet me shpejtësi; manipulimi i zgjedhjeve të 18 qershorit. Akuzat e LSI-së përfshijnë krejtësisht qeverisjen. Ajo që duket paradoks është fakti se janë katër ministra të LSI-së në qeverinë Rama, me dhjetra zëvëndësministra e qindra drejtorë e zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie, të cilët janë duke drejtuar qeverisjen e koalicionit PS-LSI. Është ironi e madhe të pranojmë që njerëzit e LSI-së janë të pakorruptuar dhe e keqja qëndron veç në anën e PS. Nuk ka asnjë mundësi që Ilir Meta dhe këta zyrtarë të lartë të qeverisje, nga ministra e deri tek drejtorët më të thjeshtë, të  ndahen nga “kanabizimi”, “korrupsioni”, “konçesionet” “kriminalizimi i institucioneve” dhe “vjedhja e votave”. Ata kanë padiskutim të njëjtën përgjegjësi me Ramën e ministrat e tij. Ata janë po kaq fajtorë për qeverisjen që i dhuruan shqiptarëve në këto katër vjet kanabizimin, korrupsionin, konçesionet abuzive, kriminalizimin e institucioneve, varfërinë mjerimin që ka pllakosur, madje edhe përmes vjedhjes së votave.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përsa kohë LSI ka qëndruar e vazhdon të qëndrojë në koalicion, kjo e bën përgjegjës atë njësoj si Ramën e ministrat e tij. Edhe sot po të largohen nga koalicioni LSI nuk do t’i shmanget kësaj përgjegjësie, sepse tashmë është bërë “pis” dhe nuk ka asnjë moral të kërkojë votën e shqiptarëve për të qeverisur edhe katër vite përmes: “kanabizimit, korrupsionit, konçesioneve, kriminalizimit të institucioneve dhe vjedhjes së votive”. Asnjëri prej ministrave të PS-së, as të LSI-së nuk mund të dalë sot e të na thotë fajin e ka ai apo ajo, meqënëse nuk iu hyn më në punë shprehja “Fajin e  ka Saliu!”.

Situata politike po duket e ngjashme me atë të katër viteve më pare, kur LSI po bëhej gati për t’u larguar nga koalicioni me PD-në, duke i lënë Berishës faturën e dështimeve në qeverisje. LSI mbush tetë dhe jo katër vjet në pushtet, ndaj nuk mund të dalë pak muaj para zgjedhjeve e të akuzojë bashkëpunëtorët e radhës për dështimet në qeverisje. Nuk mundet që shqiptarët të votojnë një formacion politik, ku bën pjesë LSI për të na dhuruar edhe për katër vjet të tjera një (bashkë) qeverisje si kjo e tanishmja apo ajo e katër viteve të shkuara.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Itali/ Trafikonin emigrantë nga Siria, në pranga 18 persona, mes tyre 3 shqiptarë

Itali/ Trafikonin emigrantë nga Siria, në pranga 18 persona, mes tyre 3 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

18:00 | 23/12/2025
Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

17:46 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:44 | 23/12/2025
atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

17:42 | 23/12/2025
“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

17:30 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –
  • Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –
  • “Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –
  • Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com