Edi Rama i çoi studentët me duart e veta në kryengritje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama i çoi studentët me duart e veta në kryengritje

14:30 | 10/12/2018
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Dështoi t’i përçajë me Arlind Qorrin apo Jani Markën. Dështoi me makinën e freshistëve të Endri Fugës, ndaj u ul të përdorë karizmën personale. I ftoi të rinjtë protestues në facebook. Ata në shesh, ky në facebook. Ata i thonë se nuk ka negociata, ky i kërcënon se po e bëni si çadra e opozitës, por e patë si mbaroi ajo punë. Ata i thonë që nuk bëjnë dot mësim, pasi presin gozhdë nga ai ftohti, ai u thotë nuk e ndryshoj ligjin, se ashtu është një muhabet me privatin. Ata i thonë që do dalim me mijëra dhe e rrëzojmë ministrinë, ai u thotë rrini atje, se nuk jeni europianë.

Me një fjalë, tha gjithçka nuk duhet të thoshte dhe po merr mbrapsht gjithçka që nuk donte të merrte.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Djemtë dhe vajzat që deri dje e kishin me merak të mos u përzihej politika, monologu i Ramës i caktoi me detyrim-përcaktim agjendën politike. Vetë kryeministri u la për detyrë që të shembin sistemin, të shembin regjimin.

Ju solli ndër mend çadrën e opozitës dhe i sfidoi, kur kujtoi pazarin që bëri me ministra dhe drejtori. Pra, u dha pazar, por ata janë të rinj dhe veç pazar nuk duan. Ata janë misionarë dhe sak këtu dallojnë me ata që i ulen në tryezë për pazar. Kur të bëjnë rrugëtimin e jetës, kur të mbledhin përvojën, kur të rrihen me vaj e me uthull, pa dyshim që i ul në pazar, por duhet të kenë kaluar vite të mira dhe ata mos të jenë më studentë. Sot, ata duan të ndjehen europianë si shokët e tyre gjetkë që i shohin, i prekin në këtë botë të vogël virtuale. Prandaj, thirrja e tyre: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” është e qashtër nga perversiteti i pushtetit të Edi Ramës. Madje, ka dhe një lajm shumë të keq për kryeministrin e Rilindjes; ata e besojnë me gjithë mend këtë thirrjen.

Ndaj, kur sulltani u thotë që derisa Shqipëria nuk është vend europian, prandaj nuk ka as studentë europianë, ata e morën komandën.

Ata tani janë bërë misionarë që të hedhin tutje këtë qeveri anti europiane, këtë kryeministër turkoshak që të çojnë përpara ëndërrën e tyre që përmblidhet tek thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.

Ja këtë bëri kryeministri, u dha misionin atyre që nuk duhet t’ua jepte. Bëri të njëjtën gjë si Ramiz Alia 28 vjet më parë, ku vetë Rama ishte në anën tjetër të barrikadës. U soll si një udhëheqës i fortë që nuk përfill ca kalamaj që dalin në rrugë, sepse nuk duan të shkojnë në shkollë. Por, ata tani janë një gjindje që janë frymëzuar, jo për të ulur tarifat, por për të rrëzuar qeverinë dhe Edi Ramën vetë, i cili si përherë e ngatërroi kekun me byrekun.

Etiketa: arben llallaArlind QorriEndri Fugafreshistëtjani markakryengritjeme vaj e me uthull

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“Më gjeni”…thotë Migjeni

"Më gjeni"...thotë Migjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! –

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! –

12:45 | 27/12/2025
Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet –

Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet –

12:31 | 27/12/2025
Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise –

Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise –

12:15 | 27/12/2025
Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO) –

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO) –

11:59 | 27/12/2025
Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës –

Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës –

11:45 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! –
  • Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet –
  • Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise –
  • Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO) –
  • Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës –
  • Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! –
  • Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com