Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të rinjtë e “Lëvizjes Reago” po protestojnë kundër emigracionit dhe papunësisë në vend.
Të rinjtë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin Skëndërbej ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe shkrime.
Ata po protestojnë “pa zë” me gojën mbyllur dhe nuk po mbajnë asnjë fjalim.
“Të më rrojë shkolla, në call center do përfundoj”, “Të rinjtë, skellevërrit e shekullit XXI”, “Mbrojtësi i pambrojtur”, “Edhe unë për Gjermani” shkruhet në pankartat e protestuesve.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë protestash në Tiranë, nga mësuesit dhe minatorët.
https://www.facebook.com/shqiperi.reago/videos/2250039788581620/