Vuajtjet e të mbijetuarve në kamp-burgjet e e diktaturës komuniste, por edhe vetë jeta e shqiptarëve në këtë regjim, janë sjellë me shumë origjnalitet në instalacionin “Edhe Muret Kanë Veshë”.
Krijuesja e tij Alketa Xhafa Mripa, duke kujtuar heronjtë e heshtur të asaj periudhe, synon të ngjallë debatin në shoqërinë shqiptare për të kaluarën ish komuniste dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri që periudha të tilla mos përsëriten më. Instalacioni është shfaqur në disa qytete shqiptare nën kujdesin e Autoritetit Për Hapjen e Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit.
https://youtu.be/Ma_sLn58hRo