Edhe Kristi kishte nevojë për “babagjyshin” Edi Rama, por e lanë të vdiste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe Kristi kishte nevojë për “babagjyshin” Edi Rama, por e lanë të vdiste

20:50 | 09/01/2018
në Shqiperi
0

Sot Kryeministri Edi Rama e filloi ditën duke na treguar se misioni që ai mori përsipër për të ndihmuar Leon, djalin 10 vjeçar që nuk ecën, po vijonte siç kishte premtuar në emisionin “Ka një mesazh për ty”.

I veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, kryeministri u tregua shpresëplotë se Leo me ndihmën e tij, do të ecte shumë shpejt. Një taksi do e çonte për ditë në shkollë dhe një fizioterapist do ta ndihmonte për tu reabilituar.

Padyshim, ajo ishte një histori njerëzore që i përfshiu të gjithë emocionalisht. Rama në mes të kësaj historie që përloti edhe më zemërgurët, ngriti dilema të forta tek ata, që ekrani dhe politika, vështirë se i manipulon.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Disa nga këto dilema ishin: “A është Rama me të vërtetë kaq i ndjeshëm për hallet e popullit, apo çdo gjë e bën për show dhe për të fituar popullaritet?”, “Ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e tij, duhet ta shohim në ekran në histori individuale si e Leos, apo duhet ta prekim të gjithë, për ditë në jetët tona?”

Vetë Rama pohoi në atë program se njerëz me halle si Leo, Shqipëria ka plot. Madje ai tha se hallexhinjtë duhet të jenë ata të cilëve ekrani duhet t’ju japë më shumë prioritet, t’i bëjë më të dukshëm. Pra të krijohet ideja sikur ky vend ka plagë të mëdha sociale, por problemi është se nuk dalin në televizor që Babagjyshët e politikës t’i shohin e më pas t’i ndihmojnë!

Por ne dimë plot raste që tregojnë të kundërtën e asaj që pohoi Rama. Ekrani dhe media në përgjithësi, ka sjellë vazhdimisht histori njerëzore që mbartin shumë dhimbje e ku dora e shtetit nuk duket gjëkundi. Do ju sjellim në vemendje njëren prej tyre.

Në nëntor të vitit 2015, televizioni “News 24” tregoi një rast akoma më dramatik se ai i Leos. Kristi Maze, një djalë 10-vjeçar nga Pogradeci, kishte rreth një vit i shtruar në Pediatrinë e QSUT. Ai vuante nga tromboza në mëlçi dhe kishte nevojë për transplant të mëlçisë, një operacion që mund të bëhej vetëm jashtë Shqipërisë dhe kushtonte rreth 150 mijë euro. Gjatë një viti, prindërit e Kristit kishin bërë çdo përpjekje që djali i tyre të shkonte të operohej jashtë, por kishin hasur në indiferencën dhe shurdhërinë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Televizioni “News 24” mori përsipër si fillim të sensibilizojë institucionet shtetërore që të ndihmonin Kristin për të cilin çdo ditë që humbiste në spital pa asnjë trajtim, ishte fatale për jetën e tij. Në atë kohë vetë Kristi i bëri një apel kryeministrit Rama me fjalët e tij të pakta e mes lotësh; “Xhaxhi Edi Rama të lutem më ndihmo të shërohem, sepse dua të luaj me shokët!”

Por mesa duket asokohe, Rama nuk e kishte fituar akoma ndjeshmërinë e një Babagjyshi babaxhan dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje Kristit. Le të themi pra, që mjerimi dhe drama njerëzore erdhi në ekran, por askush nga ata që e kanë për detyrë ta shohin e ta dëgjojnë, nuk e prishën terezinë për të bërë diçka.

Ndërkohë “News 24” u angazhua për të mbledhur paratë e operacionit duke vendosur kuti në vende publike dhe paratë u mblodhën për tre javë nga një popull me probleme të mëdha ekonomike, por me një zemër më të madhe se politikanët. Madje ka një detaj interesant, në kutinë që u vendos para Parlamentit në atë kohë, i vetmi deputet që ndaloi për të hedhur para, ishte Saimir Tahiri.

Me tu mbledhur shuma e operacionit, Kristi u bë gati për tu nisur në një spital në Itali. Tashmë duhej të paktën një ambulancë për ta çuar Kristin e sëmurë deri në aeroport. Por Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqja, jo vetëm që nuk ia dha, por pohoi publikisht se rasti i Kristit nuk ishte urgjent!

Kështu Kristi u detyrua të nisej për në aeroport me makinën e gazetarit të “News 24” Erjon Skendaj. Më pas, me gjithë përpjekjet që u bënë nga kirurgët italianë, trupi i lodhur nga pritja e gjatë, nuk e përballoi dot transplantin dhe Kristi i vogël u shua më 16 mars 2016.

Kjo histori u risoll sot në vemendjen e publikut si editorial i hapur.al, jo për t’i bërë karshillëk kryeministrit, as për t’i zbehur atë çfarë ka vendosur të bëjë për të ndihmuar Leon e vogël. Përkundrazi, ai ka gjithë admirimin dhe respektin tonë për çdo vepër të mirë që ai dhe institucionet shqiptare, bëjnë në ndihmë të njerëzve, të cilëve ai ka vendosur t’ju a mbajë timonin e fatit të tyre.

I vendosëm këto histori përballë njëra tjetrës, sepse duam të kuptojmë nëse Rama i Kristit dhe Rama i Leos, janë i njëjti person apo pas dy vitesh, kemi të bëjmë me një Kryeministër i cili ka reflektuar dhe ka vendosur të jetë pranë njerëzve të thjeshtë? Por, për të besuar versionin e dytë, nuk mjafton ta shohim një herë në ekran si Babagjyshi i Leos. E verteta është se njerëzit e thjeshtë nuk po e ndjejnë mirëqënien ekonomike që ai premtoi. Mirëqënien, drejtësinë sociale dhe shpirtin e madh të një lideri, nëse ekzistojnë dhe ndodhin, populli i ndjen edhe pa dalë fare në televizor si Babagjysh.

*Shkrim i botuar dje, data 08.01.2018

Edhe Kristi kishte nevojë për ‘Babagjyshin’ Edi Rama, por e lanë të vdiste

Etiketa: babagjyshedi ramaKristi Maze

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Në 2025 zgjerim i ri, Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen pjesë e BE, Shqipëria mbetet pas

Në 2025 zgjerim i ri, Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen pjesë e BE, Shqipëria mbetet pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com