The Economist: Situata me drogën në Shqiperi po përkeqesohet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: Situata me drogën në Shqiperi po përkeqesohet!

09:47 | 23/09/2016
në Uncategorized
0

Gazetari i The Economist, Tim Judah ka bërë një pasqyrim të situatës së kanabisit në Shqipëri. Ndërsa përshkruan aksionet e policisë për asgjësimin e plantacioneve me kanabis, Judah sjell edhe bashkëbisedimet me  banorët të fshatrave të Shqipërisë, që i tregojnë se policia nuk arrin tek të gjitha parcelat me drogë. Gazetari thotë se  Shqipëria është  furnizuesja  më e madhe e Europës me kanabis, ndërsa lë të kuptohet se bosët e drogës janë të paprekshëm dhe vendi ynë krahasohet me ato të Amerikës latine.

Shkrimi i plotë i The Economist

Jemi në pikun e sezonit dhe dhjetëra burra të mbytur në djersë – po punojnë në fushat pranë një fshati shqiptar, Tragjasit, duke korrur boçet e kanabisit. Një grup policësh të armatosur dhe me maska qëndrojnë pranë tyre dhe i mbikqyrin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë mbërrin me helikopter për të vëzhguar shkatërrimin e plantacioneve. Grumbuj me shkurre, thuajse dy metra të lartë janë në flakë. Tahiri e pranon se tymi i kanabisit shkakton kollë tek policët, por ky është problemi më i vogël sot. “Këtu bëhet lufta e Europës me drogën, -thotë ai- miliarda euro janë në lojë”.

Shqipëria është një furnizuesja e madhe e tregut europian të drogës. Vendi ka qenë prej kohësh baza, nga e cila bandat kriminale kanë kontrabanduar çdo gjë, nga cigaret tek heroina, kokaina, vaji i kanabisit dhe substanca të tjera të ndaluara në pjesën tjetër të Evropës, sipas Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, që është dhe agjencia e drogës në Evropë. Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar.

Një nga destinacionet më të mëdha është Italia, aty ku “malli”  kalon me skafe, kamionë dhe avionë privatë; muajin e fundit trafikantët u përpoqën ta kalojnë edhe me motorrë uji. Një gazetë italiane u hap me një titull disi të çmendur: “Lumenj të drogës” po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë”. Çdo ditë gjatë kësaj vere, Guardia di Finanza, një forcë paraushtarake e policisë italiane, veproi në territorin shqiptar për të zbuluar koordinatat e plantacioneve të kanabisit për “djemtë” e Tahirit . “Pothuajse të gjithë plantacionet e identifikuara janë shkatërruar”, thotë ai. Në fund të gushtit, ai pretendon se njerëzit e tij shkatërruan një milion bimë kanabisi, nga gjysëm milioni të regjistruara në vitin 2014.

Të tjerë janë më pak të sigurtë për këto shifra. Banorët e këtyre zonave ankohen se disa plantacione – ato të cilat janë të vështira për t’u arritur-  nuk janë prekur. Politika shqiptare është e mbushur me akuzat për lidhje të politikanëve me mafian e drogës. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, thotë se edhe vetë zoti Tahiri i mbron bosët e drogës. Këtë akuzë, Tahiri e mohon me forcë. Basha gjithashtu pretendon se gjatë fushatës zgjedhore tre vjet më parë, Edi Rama kryeministri socialist i Shqipërisë, bëri marrëveshje të pista me mafiozë të zonave të ndryshem, për të fituar vota; tani, ai mendon se Rama është peng i tyre. Socialistët e hedhin poshtë këtë teori; ata argumentojnë se në tetë vitet kur partia e Bashës ishte në pushtet, kanabisi kultivohej hapur në fshatin e vogël të Lazaratit. Prodhimi ishte i tillë që Ministria e Brendshme e vlerësonte rreth 4.5 miliard euro (6 miliard dollarë), thuajse gjysma e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Shqipërisë. Shifrat janë për vitin 2014, deri kur në Lazarat hyri policia .

Është e vështirë të rendisësh faktet, kur kanabisi vazhdon të digjet. Plantacionet tani janë përtej Lazaratit. Por zyrtarët italianë refuzojnë të flasin, ndërsa shqiptarët janë seriozë kur bashkëpunojnë me ta. Vitin e kaluar Dritan Zagani, një efektiv në poste drejtuese në polici, kërkoi azil politik në Zvicër, pasi u dyshua se i tregoi italianëve për një rrugë të re të kalimit të drogës; policia shqiptare tha se informacionet rrodhën tek mafia.

Një burim diplomatik thotë se problemi kanabis po shkon “duke u përkeqësuar”. Por, pavarësisht nga shkalla e vërtetë e asgjësimit të kanabisit, është e paqartë nëse kjo ka ndonjë ndikim real. Vende të tjera, si Maroku, gjithashtu furnizojnë Europën me drogë. Në Amerikën Latine, në përgjithësi shkatërrimi i bimëve të koka-s dëmton prodhuesit e vegjël, por i lë të paprekur bosët. Megjithatë, Tahiri është sfidues. “Pavarësisht burimeve të vogla që vumë përballë parave të drogës, thotë ai, njerëzit janë duke punuar më mirë se kurrë këtë vit”. Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e rendit dhe ligjit, dhe e besueshmërisë në Europë, veçanërisht nëse synon të bashkohet me Bashkimin Europian. Tahiri thotë se mafiozët duhet të dinë se nuk ka më “të paprekshëm”./ The Economist

/lapsi.al

Etiketa: The Economist: Situata me drogën në Shqiperi po përkeqesohet!

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama-Meta takim pas Amerikës….

Rama flet për 5 orët me Metën dhe thumbon PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –

13:41 | 15/01/2026
Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

13:19 | 15/01/2026

FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

13:13 | 15/01/2026
Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

12:45 | 15/01/2026
Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

12:25 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –
  • Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –
  • FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –
  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –
  • Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –
  • Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com