E vërteta tronditëse e vajit vegjetal – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vërteta tronditëse e vajit vegjetal

11:52 | 14/04/2016
në Uncategorized
0

Shumë njerëz mendojnë që vaji vegjetal është i shëndetshëm. E vërteta është që ky vaj është i keq, jo vetëm për shëndetin tënd, por edhe për mjedisin. E megjithatë konsumi mbarë botëror i këtij vaji është në nivelet maksimale. Çfarë është vaji vegjetal? Vaji vegjetal merret nga farat e ndryshme nëpërmjet një procesi kimik të dëmshëm dhe aspak natyral që çuditërisht reklamohet si i shëndetshëm.

Në tregun shqiptar, vaji më i përdorur është ai i lulediellit dhe pak ai i misrit. Megjithatë konsumatorët në botë përdorin vajra të farave të ndryshme përfshirë të kikirikut. Përveç vajit të arrës së kokosit dhe vajit të ullirit që nxirren nga shtypja e frutit të plotë dhe mbi të gjitha klasifikohen si fruta, të gjithë vajrat e tjerë të farave të bimëve nxirren nëpërmjet proçeseve dhe mënyrave aspak natyrale, kanë pesticide, kimikate dhe aditivë të dëmshëm. Deri shumë kohë më parë, njerëzimi ka përdorur vajin e ullirit, gjalpin, dhjamin e kafshëve apo të bulmetit.

Vaji vegjetal është një produkt relativisht i ri në rrjetin ushqimor, burimi i të cilit është i panjohur dhe shpesh të modifikuara. Praktikisht ky vaj nuk ekzistonte deri në vitet 1900. Shpikja e disa proceseve kimike dhe nevoja për zëvëndësues të lirë të yndyrës çoi në prodhimin e vajit vegjetal dhe që prej asaj kohe gjërat kanë ndryshuar shumë. Në fillim të shekullit 20, sasia e konsumuar e vajit vegjetal ishte afërsisht zero. Por me të dalë lajmi që yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli janë të dëmshme për njeriun, gjalpi dhe margarina u hodhën tutje nxitimthi dhe doli në pararojë vaji vegjetal. Sot çdo njeri konsumon të paktën 32 kilogram vaj vegjetal në vit. Ndonëse në ditët e sotme, konsumimi i gjalpit është në rënie ndërkohë që sëmundjet e zemrës dhe të kancerit po shtohen, njerëzit vazhdojnë të blejnë vaj vegjetal. Që të kuptojmë përse vaji vegjetal është i dëmshëm për shëndetin, pikësëpari duhet të lexojmë për yndyrnat e tij. Yndyrnat Organizmi ynë ka nevojë për katër produkte bazë dhe yndyrnat janë një prej tyre. Yndyrnat janë praktikisht një lloj karburanti që i jep trupit energji. Yndyrnat merren nga të gjitha llojet e ushqimeve me bazë shtazore, bulmeti dhe burime të tjera. Yndyrnat klasifikohen si të pangopura dhe të ngopura, ose më thjesht të mira apo të këqija. Yndyrat përthithen nga pjesë të caktuara të stomakut, zorrëve dhe kalojnë në organizëm. Yndyrnat e mira Këto yndyrna të pangopura përmbajnë element të dobishëm si vitamina, antioksidantë, acide yndyrore omega 6 dhe omega 3. Këto yndyrna ndahen në dy lloje: poli-të-pangopura dhe mono-të-pangopura. Yndyrnat poli-të—ngopura gjenden tek peshku, farat e lirit, vaji i lirit, vaji i sojës dhe lulediellit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndërsa yndyrnat mono-të-pangopura gjenden tek lajthitë, bajamet, farat e susamit dhe farat e kungullit, vaji i ullirit, vaji i kikirikut dhe kanola. Yndyrnat e këqija ose të ngopura rrisin nivelin e kolesterolit në gjak duke shtuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, obezitetit dhe kancerit. Këto yndyrna gjenden tek ushqimet me origjinë shtazore si mishi, produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe tek disa vajra bimore. Ato janë të nevojshme për organizmin, por në sasi të vogla. Rregulli është që vetëm 10% e energjisë ditore të trupit duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura. Kjo do të thotë që një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se 20 gramë yndyrna në ditë. Vaji vegjetal praktikisht nuk është natyral, ndonëse promovohet si i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së yndyrnave mono të pangopura dhe të acideve yndyrore Omega 3. Këto dy elementë janë në fokusin e çdo reklame televizive që e paraqet vajin si të shëndetshëm. Ajo që nuk thuhet në reklamë është se vajrat vegjetalë kanë nivel të lartë të yndyrnave poli-të-ngopura. Masa e yndyrës në trupin e njeriut është 97% e ngopur dhe mono-e-pangopur. Trupi ynë ka nevojë për yndyrnat për të rindërtuar qelizat dhe për prodhimin e hormoneve. Trupi përdor atë çfarë i japim, por nga ana tjetër trupi nuk di ç’të bëjë me sasinë e yndyrnave poli-të-pangopura që i japim. Duke qenë se këto yndyrna janë të paqëndrueshme, marrja në sasi të mëdha nëpërmjet vajit vegjetal shkakton një çekuilibrim serioz në organizëm që shoqërohet me sëmundje të ndryshme shëndetësore. Këto yndyrna oksidohen shpejt duke shkaktuar inflamacion dhe mutacion të qelizave. Ky nivel i lartë oksidimi lidhjet me shumë sëmundje që nga kanceri e tek zemra.

Këto yndyrna poli të pangopura gjenden tek sheqeri i përpunuar, mielli i përpunuar apo shurupi i misrit. Sa i përket acideve yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, ajo që duhet të dini është që shëndeti i mirë kërkon një raport më të balancuar të Omega 3 dhe Omega 6. Vajrat vegjetalë kanë përqendrim më të lartë të Omega 6 që do të thotë me konsumimin e këtyre vajrave, njerëzit marrin më pak Omega 3 që reduktojnë inflamacionin dhe mbrojnë nga kanceri dhe më shumë Omega 6 që oksidohen shpejt dhe shkaktojnë shumë probleme. Përvec këtyre, vajrat vegjetale kanë edhe aditivë, kimikate pesticide, dhe disa antioksidantë artificialë që prodhojnë qeliza kancerogjene në trup, shkaktojnë probleme me infertilitetin, dëmtojnë veshkat dhe mëlçinë. Kjo do të thotë që këto vajra jo natyralë dhe toksikë nuk duhen përdorur me prioritet. Vajrat më të mirë për gatim janë yndyrnat organike, dhjamrat shtazorë, gjalpi i qumështit dhe vaji i ullirit që janë përdorur në të shkuarën edhe nga gjyshërit tanë. Vajrat e listës së zezë janë vaji i lulediellit, ai i misrit, margarina etj. Mos harroni që gjurmët e vajrave vegjetalë gjenden në shumicën e produkteve të përpunuara dhe të paketuara. Zgjedhja është e juaja! /Agroweb.org

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mazhoranca çon në kushtetuese mandatet e dy deputeteve Suli e Leskaj

Konferenca e kryetarëve miraton kërkesën e PD për hetimin e CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com