Më shumë se 107 fëmijë kanë humbur jetën nga lufta në Ukrainë, ndërsa agresioni rus vazhdon pa u ndalur. Më 6 mars, Serhiy Perebyinis e humbi tërë familjen e ti, pasi bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit. Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën. Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.
“Kjo është çanta e shpinës që po mbante djali im. Është goditur nga predhat dhe copëzat e tyre. Kishte copëza predhash mbi tërë trupin e birit tim. Kjo është çanta e bijës time ku dallohen njollat e gjakut. Vajza ime Alisa ishte 9-vjeç. Unë u largova nga Irpini më 17 shkurt. Nëna ime ishte infektuar me COVID. Ajo më thirri për shkak se gjendja e saj ishte përkeqësuar. Deri në momentin e fundit nuk kam menduar se nuk mund të kishte luftë në territorin ukrainas”, thotë ai. Ndërsa kërkoi që të arrihet sa më parë një paqe pasi shumë fëmijë po humbasin jetën.