Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Nga aksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërkohë që 3 persona janë plagosur rëndë.
Mes të plagosurve është dhe një vajzë rreth 14 vjeçare. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor së bashku me ambulancën.
The post E tmerrshme! Makina bie në ‘humnerë’, 1 i vdekur në Poliçan appeared first on 27.










