Pas komenteve nga mediat greke se Eleni Foureiran bëri shqiponjën me duar për të hedhur idenë e “Shqipërisë së Madhe”, ka reaguar menjëherë këngëtarja me origjinë shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram, Eleni ka thënë se muzika është për të bashkuar dhe jo për të ndarë popujt.
“Muzika është për të bashkuar, jo për të ndarë njerëzit, dhe prandaj jam këtu, nuk kam aspak lidhje me ato idetë nacionaliste që thuhet në media dhe disa njerëz më kanë akuzuar. Unë e dua shumë Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë dhe të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Eleni në “Instagram”.