“ Nuk është trim ai që e shtrin dorën e krimit, por ai që e shtrin dorën e pajtimit”
Mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e djalit të tyre 24-vjeçar, një familje nga Kosova në ditën e varrimit të tij ka falur gjakun.
Pak minuta pasi trupi i birit të tyre u fut në dhe për t’u larguar përjetësisht nga kjo botë, familjarët e tij i kanë falur gjakun shoferit që aksidentoi të riun me eskavator.
Një gjest fisnik i bërë në kulmin e dhimbjes. Siç kanë thënë edhe të moçmit “ Nuk është trim ai që e shtrin dorën e krimit, por ai që e shtrin dorën e pajtimit”.
24-vjeçari Elbasan Isufi i cili u aksidentua në punë, u varros ditën e djeshme në varrezat e fshatit Velekinc të Gjilanit.