Një 16-vjeçar shqiptar, me shenja plagësh në trup të shkaktuara nga një armë zjarri është lënë nga një makinë në derën e spitalit në Romë.
Mediat italiane thonë se gjendja shëndetësore e tij është tepër e rëndë, ndërsa identiteti nuk bëhet i ditur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.