Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, pasi një reklamë gjigande e vendosur në një ndërtesë, u shemb dhe përfundoi mbi kokat e personave që po ndiqnin nga afër paradën paradën që shënonte 94-vjetorin e qytetit Alianca. Si pasojë, kanë humbu jetën 5 persona dhe disa të tjerë janë plagosur.
Mediat raportojnë se në mesin e viktimave janë dy vajza të moshës 13 dhe 16 vjeçe. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur gjithashtu si pasojë e aksidentit të rëndë. Koordinatori i mbrojtjes civile në Alianca, Armando Freitas, tha për mediat braziliane se hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e këputjes së reklamës. Gjithsesi, nga ajo që thuhet nga autoritetet bëhet fjalë për një aksident dhe jo një sulm të organizuar.