Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjes e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptare. Bëhet me dije se 43-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Sipas mediave vendase, tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë 3 gusht, në një pallat në komunën e Breshias ku shqiptarja jetonte në një apartament në katin e dytë.
Pasi trupi i saj u konstatua nga disa banorë të zonës menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca por fatkeqësisht 43-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Policia njoftoi se edhe pse dyshimet e para janë për një rënie aksidentale hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë.