Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një i moshuar është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku ai jetonte.
Ngjarja ndodhi në Kamëz.
Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasi me iniciale N. Sh., 70 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.