Një grua i ka vënë flakën vetes ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se shtetasja me inicialet S.P., 66 vjeçe është lyer me benzinë dhe është vetëdjegur më pas në tualetin e banesës në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.