Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë këtë mbrëmje. Bëhet me dije se një foshnje ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi është lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje. Prindërit e kanë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë rreth orës 21:35.
Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e saj, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.