Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Mëngël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se 7-vjeçari i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga një makinë që po lëvizte në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










