Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku dy punëtorë janë zënë nga një masiv çimentoje, ndërsa dyshohet për një të vdekur.
Mësohet se njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri vijon të jetë i bllokuar nga tonelata me çimento. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.