Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se një i moshuar ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku punonte e për pasojë ka humbur jetën.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja është raportuar rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës. Viktima është identifikuar me iniciale M. D., 70 vjeç dhe dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.