Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hungari, pasi një makinë u përplas me një tren dhe si pasojë janë vrarë 7 persona. Raportohet se aksidenti fatal ka ndodhur në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.
Shoferi dhe gjashtë persona të tjerë në mjetin fatal kanë mbetur të vdekur. Drejtuesi i trenit u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
Sipas policisë hungareze, një automjet tentoi të kalonte një vendkalim të pambrojtur rreth orës 7 të mëngjesit (me kohën lokale) dhe u përfshi nga një tren që kalonte.
Në këtë vendkalim nuk ka trarë ndalues, vetëm një shenjë paralajmëruese.