Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë. Burime nga policia bëjnë me dije se një i moshuar ka ndërruar jetë.
Të njëjtat burime gjithashtu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë. Viktima është identifikuar me iniciale R. L., 75 vjeç i cili është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugë.
Pritet të zbardhen detaje pas ekspertizës mjekoligjore, për të mësuar shkaqet e vdekjes. Nuk dihet ende nëse 75- vjeçari jetonte vetëm apo me familjarë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.