Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri vijon të mbetet një problematikë e madhe në vendin tonë, e ndërsa raste të reja raportohen dita-ditës.
Një rast i tillë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një i moshuar dhunon keq dy qen.
Raportohet se i moshuari lidhi me zinxhir dy qenë te “Lulishtja 1 Maji” me qëllim çiftëzimin dhe shumimin e tyre për t’i shitur. Një qytetare e cila e ka denoncuar këtë rast në JOQ, thotë se i moshuari i keqtrajton qentë çdo ditë pasi dehet dhe bëhet ‘tapë’.