Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e 8 gushtit ka marrë një njoftim për një foshnje 4-muajshe i gjetur i pajetë në Serbobran. Sipas njoftimit të policisë dhe zëdhënësi i saj për rajonin e Pejës, Driton Rugova, vdekjen e foshnjës e kanë konfirmuar mjekët e spitalit.
“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jetë. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës” – tha Rugova.