Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, pasi një 18-vjeçare është rrëmbyer dhe është torturuar për disa orë me radhë. Mësohet se disa persona kanë dalë nga një makinë dhe e kanë rrëmbyer adoleshenten, e kanë futur në makinë dhe i kanë lidhur sytë.
Gjithashtu mësohet se vajza është keqtrajtuar fizikisht dhe i kanë prerë flokët. 18-vjeçarja është lëshuar nga rrëmbyesit pas disa orësh dhe familjarët e kanë dërguar në spital. Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është transportuar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa motivi i rrëmbimit akoma nuk dihet.
Vetë adoleshentja ka rrëfyer gjithçka para mjekëve. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti po hetohet si “rrëmbim”. Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.