Ylli Hidri pronari i restorantit në Linzë, ku dje rrezikoi të mbytej në pishinën e ambientit luksoz një vajzë, njihet si mik me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale në vitin 2019, Rama shprehej për Hidrin: “E dua shumë se është punëtor i madh”.
Policia njofton se 52-vjeçari Ylli Hidri, administratori i pishinës, është shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
52-vjeçari akuzohet se në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla. Po ashtu është vënë nën hetim penal shoqëruesi i vajzës O. M., 32 vjeç, pasi sipas bluve, nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.
Raportohet se asnjëri prej dy të rinjve nuk dinte not.