“E refuzoi Serbia”, Kurti zbulon propozimin që iu bë në Bruksel – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E refuzoi Serbia”, Kurti zbulon propozimin që iu bë në Bruksel

12:40 | 23/11/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai u shpreh se në ftesën që pranoi për takimin në Bruksel, ishte theksuar se po ftoheshin për të diskutuar “me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve” dhe në paragrafin e dytë ishte edhe çështja e targave.

Kurti hodhi sërish akuza në drejtim të Borrellit duke thënë se iu përshtat qëllimit të Serbisë dhe në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e shqiptimit të gjobave.

“Të premten që shkoi u ftova në Bruksel për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e përfaqësuesit të lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë. Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

Në paragrafin e tretë, teksti bënte thirrje të fillonin me njëherë diskutimet për propozimin e BE-së që të fillonin menjëherë diskutimet për një marrëveshje para marsit të vitit 2023. Natyrisht këtë propozim të Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko gjerman në të cilin Borrell insistonte që ta quanim propozim të BE-së paraqet një bazë të mirë për diskutim. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb.

Gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime, tri bilaterale, e tri trilaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë në versionin inicial. Ne ishim të pajtimit që për t’i dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së, t’i jepnim hapësirë pezullimit të fazës së dytë të vendimit për targa, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një arritje e rëndësishme e takimit. Komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutë të Kosovës dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Ahtisarit. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por as në shumë vende të tjera të botës. Pas takimit në Bruksel, i cili gjithsej zgjati 8 orë, Borrell fatkeqësisht e ndryshoi premisën e diskutimit të ditës së hënë.

Kurti ka thënë se ai ishte i fundit që u largua nga ndërtesa e BE-së, ngaqë bëri edhe një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje. Kurti tha se në momentet e fundit nga ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak mori edhe një propozim të fundit, për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo Kurti tha se më pastaj i kishte njoftuar se Vuçiçi nuk pranoi.

“Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e vendimit për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda, nevoja urgjente për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur aty për targa jo për propozimin e BE-së. Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike që dalin nga bisedimet.

Unë shkoj për marrëveshjen finale ndërkombëtare e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, andaj edhe takimi përfundoi.

Sikurse në takimin e 18 gushtit, edhe në këtë takim, unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit. Dhe më duhet të ju them se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur tek ne dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo më pastaj na njoftoi që Vuçiç nuk e ka pranuar, ndërkaq Borrell tashmë ndodhej në konferencë për media”, tha Kurti.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, 8 vite burg Klajdi Shundin

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, 8 vite burg Klajdi Shundin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës –

Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës –

13:47 | 20/12/2025
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas –

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas –

13:31 | 20/12/2025
Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë –

Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë –

13:17 | 20/12/2025
Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir –

Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir –

12:59 | 20/12/2025
5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

12:45 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës –
  • GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas –
  • Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë –
  • Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir –
  • 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –
  • Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës –
  • GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com