Një ditë pasi kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërës prej tyre që të shkonte të mjekohej, se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar.
Lidhur me këtë në rrjetet sociale ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste.
“Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.(klikoni këtu për peticionin kundër Gjinushit)