Taulant Muka, ish-zëvendësministri i Arsimit i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti një larvë politike.
Muka thotë se kërkesa e vetme që ka pasur ndaj Ramës ka qenë që të nxjerrë diplomën e tij të shkollës.
“Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta!
Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan Muka.
Rama tha në fjalën e tij sot se Muka është një larvë që po përdoret politikisht, edhe pse si shkencëtar mund të jetë i zoti.