E premtja e zezë për Europën

Duhet të lëçisni

Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto...

Komisioni e thirri sot në seancë dëgjimore, Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj

Presidenti Ilir Meta nuk do të jetë sot në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS...

Braktisi emisionin në Top Channel, Shabani: Transparencë për pagesat nga 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private

Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje, mbrëmë braktisi emisionin e Eni Vasilit “Open” në Top Chanel, pasi kjo e fundit e ndërpreu gjatë ligjërimit...

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Nga Afrim Krasniqi

“E premtja e zezë për Evropen” – është titulli dominues në mediat perendimore për referendumin në Britaninë e Madhe. Vota kundër fut në krizë projektin evropian: Franca e Holanda mund të jenë stacionet e reja të referendumeve. Vetë Britania ndahet midis Skocisë apo Irlandës Veriore pro qendrimit në BE dhe Uells e Anglisë kundër. Vetë Londra dhe pjesa elitare e vendit (qarqet akademike, biznesi, etj) ishin pro BE.

Për shumë shëtitës facebook-u në Tiranë shumë prej të cilëve edhe nga ata që paguhen me taksat tona, – nuk ka lidhje midis lajmit britanik dhe Shqipërisë, dhe tipike për një shoqëri që me përpara flet sesa mendon, – ka një garë batutash dhe ilariteti në trajtimin e këtij lajmi. Në fakt, asnjë nuk është kaq e thjeshtë dhe kaq rutinore, përkundrazi. BE pa Britaninë mbetet më e dobët, zërat kritike ndaj saj janë rritur ndjeshëm edhe në Paris, Amstërdam dhe deri në Budapest. Po Shqipëria ku është? Ishim jashtë portës, në pritje të hapet porta e bisedimeve, por me zhvillimet e reja kemi lënë portën dhe oborrin dhe po qëndrojme diku ne lagje, duke ngrene e festuar deshtimin e reformes perendimore per shtet te se drejtes ne Shqiperi (nenkupto: me shume imunitet per eliten e korruptuar politike vendore), si dhe duke bere selfe e show folklorik me djemte e emigracionit dhe te Zvicres qe nuk luajten keq 3 ndeshje futbolli ne France.

Kush po mendon ne Tirane per Evropen dhe projektin shqiptar ne realitetet e reja? Askush. Me siguri, disa po ferkojne duart. Sa me shume kishte krize ne Stamboll aq me shume liri kishte pashai ne Tepelene apo Shkoder per te sunduar me dore te forte mbi shtetasit e tij! I njejti standard, e njejta kulture dhe i njejti fat po na ndjek edhe tani kur vendin e Stambollit simbolikisht e ka zene Brukseli dhe kur pashallaret tane vishen me armani e prada. Per ta, reformat dhe integrimi jane pengese pasurimi personal, pengese pushteti personal, pengese sundimi personal, – ndaj integrimi prej me shume se nje viti po shfaqet konsensualisht si term ne zhdukje ne ligjerimin politik. Ata flasin per sovranitet, fjale qe ne Ballkan nuk ka domethenien e Britanise, por lexohet, – e drejte e pakufizuar te sillet si te doje me shtetin e shoqerine qe kane nen sundim, – pra, si nje e drejte prej te cilave de facto burojne te gjitha padrejtesite mbi qytetaret, shtetin e shoqerine.

Nje dite e zeze per Evropen eshte ne fakt, nje dite dy here e zeze per Shqiperine, nje vend qe pjesen me te madhe te mbijeteses se vet politike, sociale e kulturore e ka te ndervarur nga vete koncepti i Evropes para e pas referendumit britanik. E fundit, – kryeministri Kameron dha doreheqje, lejoi ministrat e koleget e tij te bejne fushate pro e kunder, tregoi standard te larte demokracie, pra beri gjithcka, absolutisht gjithcka qe nuk ben asnje prej ketyre qe kemi ne krye te partive dhe pte uneve ne Shqiperine e papune!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto...

Komisioni e thirri sot në seancë dëgjimore, Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj

Presidenti Ilir Meta nuk do të jetë sot në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS...

Braktisi emisionin në Top Channel, Shabani: Transparencë për pagesat nga 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private

Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje, mbrëmë braktisi emisionin e Eni Vasilit “Open” në Top Chanel, pasi kjo e fundit e ndërpreu gjatë ligjërimit...

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Serbia paguan ata që vaksinohen, 25 euro për qytetarët deri në 31 maj

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente...