Një fenomen i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Durrës. Mësohet se një tornado me përmasa të vogla është formuar në det, pak metra larg bregut, ndërsa moti i keq dhe shirat kanë pushtuar Shqipërinë prej dy ditësh.
Në videon që shoqëron këtë lajm, duket tornadoja e formuar në detin e trazuar ndërsa vranësirat kanë zëvendësuar diellin e mëngjesit në qytetin bregdetar.