Mund të ishte menduar se tashmë janë shteruar të gjitha versionet potenciale të këngës “Despacito”, por jo. Shqiptarët sjellin më të veçantin. Despacito me çifteli, a nuk është diçka e pabesueshme?
Në dukje një këngë krejt e largët me tingullin e çiftelisë, kjo ndërthurje është padyshim një nga versionet më të bukura që keni dëgjuar.
“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të”, ka shkruar instrumentalisti Fatmir Makolli.